Nagavci takon drejtuesit e EQAR dhe ENQA: Diskutuam për sigurimin e cilësisë si dhe bashkëpunimet në arsimin e lartë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka zhvilluar takime të frytshme dhe diskutime konstruktive në EQAR dhe ENQA.

- paragrafi 1 -

Ministrja njofton se gjatë diskutimeve kanë biseduar për zhvillimet, standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë si dhe bashkëpunimet në arsimin e lartë.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Takime të frytshme dhe diskutime konstruktive në EQAR dhe ENQA

U mirëpritëm në Bruksel, nga Presidenti i EQAR, zt. Karl Dittrich, drejtoresha e EQAR, znj. Magalie Soenen, si dhe drejtoresha e ENQA, znj. Anna Gover.

- Advertisement -

Gjatë diskutimeve konstruktive biseduam për zhvillimet, standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë si dhe bashkëpunimet në arsimin e lartë.

I informuam për progresin e mirë që ka bërë Kosova sa i përket sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, në veçanti me miratimin e ligjit të ri për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Bashkë me kryetarin e Komisionit për Arsim, Ardian Gola, kryetaren Hasnije Ilazi dhe përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, drejtorin e AKA-së, Naim Gashi dhe përfaqësues të HERAS Plus, kishim kënaqësinë të konfirmonim se ka një kohezion nacional për cilësinë në arsimin e lartë dhe mirëpritëm inkurajimin që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm të progresit, deri në anëtarësimin e plotë të AKA-së në EQAR.