E premte, 20 Shtator, 2024

Nagavci takon drejtorët komunal të arsimit, tregon kur do të dalin paratë në xhirollogaritë e prindërve

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka takuar drejtorët komunal të arsimit, ku ka njoftuar se para 1 shtatorit do të dalin paratë në xhirollogaritë e prindêrve, shkeuan AlbanianEducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

Bashkë me Zv/Ministrin Kelmendi dhe drejtorë të departamenteve në MAShTI, diskutuam sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/24.

Lidhur me alokimin e fondeve për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, kërkuam bashkëpunimin e shkollave, mësimdhënësve, prindërve dhe DKA-ve, në mënyrë që ky proces të realizohet me sukses.

Deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator.

Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, i sigurova se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile.

U rikujtova pjesëmarrësve se komunat tashmë janë informuar që shkollat mund të bëjnë përzgjedhjen e titujve të teksteve, të cilat mësuesit duhet t’i ndajnë me prindërit para fillimit të procesit mësimor. Ndërkohë, shtëpitë botuese kanë konstatuar se ka tekste të mjaftueshme, dhe nuk do të ketë probleme me furnizimin e librarive.

Më tej, diskutuam për fillimin e mësimit dual në 8 profile të reja, për Udhëzimet Administrative të ndryshuara dhe plotësuara, dhe çështje të tjera lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...