Nagavci takon drejtorët e DKA-ve: I njoftova për punët që po bëhen për ngritjen e cilësisë në arsim

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur sot takim me drejtorët komunal të arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se i ka njoftuar drejtorët e DKA-ve se si Ministri janë duke punuar në shumë dimensione, në funksion të përmirësimit të kushteve në arsim e në veçanti, ngritjes së cilësisë.

- Advertisement -

Postimi i plotë i saj:

Me qëllim të koordinimit mes nivelit qëndror dhe lokal, zhvilluam takimin e radhës me drejtorët komunal të arsimit.

I informova se si Ministri jemi duke punuar në shumë dimensione, në funksion të përmirësimit të kushteve në arsim e në veçanti, ngritjes së cilësisë.

- Advertisement -

Në këtë segment, jemi duke punuar me intensitet të lartë në:

-Hartimin e ligjeve të ndryshme dhe udhëzimeve administrative,

-Rregulloren për punësimin e stafit arsimor,

-Rishikimin e teksteve shkollore,

-Ndërtimin e infrastrukturës së re shkollore,

-Furnizimin e shkollave me pajisje të ndryshme .

Falënderoj drejtorët e DKA-ve për punën e tyre gjatë dy-mujorit të parë të vitit shkollor 2023-2024.

Si rezultat i përkushtimit të lartë, procesi mësimor në këtë periudhë kohore ka rrjedhur mbarë dhe pa ndonjë vështirësi të theksuar.