Nagavci: Synojmë t’i kemi 500 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se 2022-ta është “vit i personave me aftësi të kufizuara.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se deri në fund të mandarit të kësaj qeverie synojnë të kenë 500 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla.

- Advertisement -

Shkrimi i saj:

Një tjetër zotim i yni po përmbushet.

Ofrimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë sonë.

- Advertisement -

Në kuadër të kësaj, sot kam dërguar njoftim me shkrim në Drejtoritë Komunale të Arsimit për procedurat e punësimit të 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyre që punësimi i tyre të bëhet në tre mujorin e parë të këtij viti.

Në përmbushje të prioriteve të këtij viti për rritjen e përfshirjes, ofrimit të mësimdhënies dhe mësimnxënies cilësore për fëmijët me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, në Ligjin Nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2022, janë ndarë normat dhe mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve për fëmijët/nxënësit me nevoja të veçanta. Tani do të vazhdojmë bashkëpunimin me komunat dhe do ta monitorojmë këtë proces për së afërmi për t’u siguruar që punësimi i tyre të bëhet brenda kohës së paraprarë dhe nevojave të identifikuara nëpër komuna.

Pikësynim i Qeverisë sonë mbetet që deri në fund të mandatit t’i kemi 500 asistentë për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla.

Vitin 2022 e kemi shpallur “Vit të personave me aftësi të kufizuara” dhe mbesim të përkushtuar që fëmijëve tanë t’ua lehtësojmë qasjen në arsim të barabartë dhe cilësor.