Nagavci: Synojmë që asnjë fëmijë të mos e braktisë shkollimin

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në bashkëpunim me Qendrën për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime kanë lansuar pakon “Modulet tematike për mbrojtjen e fëmijës”, siç pohon duke shënuar finalizimin e një pune të madhe e cila ka në qendër më të vegjlit tanë.

- paragrafi 1 -

 

- Advertisement -

Postimi i saj:

👧🏼👦🏼Siguria dhe mbrojtja e fëmijëve nga çdo dukuri negative dhe ofrimi i një mjedisi të sigurt për ta, është parim kyç i MASHTI.

📖Në linjë me këtë, në bashkëpunim me Qendrën për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime lansuam pakon “Modulet tematike për mbrojtjen e fëmijës” duke shënuar finalizimin e një pune të madhe e cila ka në qendër më të vegjlit tanë.

- Advertisement -

Me anë të këtyre moduleve ndër të tjera synojmë që:

📍Asnjë fëmijë të mos e braktisë shkollimin, por ta vijojë mësimin i sigurt dhe me kënaqësi;

📍Çdo fëmijë të ruhet nga rreziqet e mundshme në internet, në shkollë, në shtëpi, dhe në shoqëri;

📍Asnjë fëmijë të mos përjetojë diskriminim, as nga bashkëmoshatarët e as nga të rriturit e tjerë rreth tyre;

📍Asnjë fëmijë të mos jetë viktimë e dhunës në familje, por të rritet në familje e shoqëri të shëndoshë;

📍Asnjë fëmijë të mos jetë pjesë e trafikimit, përkundrazi të mbrohet me çdo kusht nga kjo dukuri e rëndë;

✅Që kur e kemi pranuar mandatin, kemi punuar shumë për krijimin e kushteve të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e mbarë të fëmijëve.

🤝Falënderoj partnerët dhe bashkëpunëtorët vendorë dhe ndërkombëtarë që kanë kontribuar në finalizimin e kësaj pakoje dhe përgëzoj anëtaret e grupit punues për hartimin e suksesshëm të këtyre moduleve.

🚸I ftova të gjithë që të punojmë bashkërisht për fëmijët tanë.