Nagavci: Synojmë arsim cilësor dhe të digjitalizuar

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar vizionin dhe misionin që ka MASHT për zhvillimin e arsimit, dhe konkretisht rezultatet që synohen të arrihen gjatë 2023-tës, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

✴️Misioni:

- Advertisement -

Zhvillimi i arsimit, shkencës dhe inovacionit duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

🔼Qëllimet strategjike:

🔴Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar;

- Advertisement -

🔴Harmonizim i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;

🔴Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet;

🔴Arsim i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombetare;

🔴Përmirësim i mjedisit për kërkime dhe inovacion.

🔼Rezultatet që synojmë të arrijmë gjatë vitit 2023:

📍Miratojmë politikat kyçe që çojnë përpara qëllimet tona strategjike:

✅Finalizojmë plotësim-ndryshimin e 4 ligjeve:

•Ligji për kërkime Shkencore dhe Inovacion,

•Ligji për inspektoratin e Arsimit,

•Ligji për maturën shtetërore dhe

•Ligji për profesionet e rregulluara;

✅Kompletojmë dhe përmirësojmë legjislacionin sekondar;