Nagavci: S’ka arsye për greva të mësimdhënësve

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për paralajmërimet e SBASHK-ut për mbajtjen e grevave nëse nuk miratohet Ligji i pagave.

- paragrafi 1 -

“Është e qëndrueshme dhe e drejtë kërkesa që përfundimisht në Republikën e Kosovës të kemi një Ligj të pagave i cili i rregullon dhe i adreson pabarazitë që ekzistojnë në mes të kategorive të ndryshme që punojnë në sektorin e publik. Por, nuk ka vend për greva e aq më pak për shantazhe e për kërcënime, sepse tashmë është duke u punuar në këtë projektligj dhe besoj që në pranverë do të kemi draftin e parë të projektligjit”, shprehet Nagavci.

- Advertisement -

Nagavci theksoi nevojën që ky ligj të ofrojë barazi ku për punë të njëjtë ofrohet pagë e njëjtë./KSP/