E martë, 26 Nëntor, 2024

Nagavci s’jep dorëheqje pasi shkeli Kushtetutën, fajëson qeveritë e kaluara për gjendjen në arsim

- Advertisement1-

Ndonëse u kritikua e u bë thirrje që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të japë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me reformën në arsim në komunën e Kamenicës, ajo nuk do të japë dorëheqje. Megjithatë, për gjendjen në arsim, ajo ka kritikuar qeverisjet e kaluara.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës javën e kaluar ka pranuar kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe ka hedhur poshtë vendimin e MASHTI-t për arsim alternativ të përshpejtuar në këtë komunë, duke vlerësuar se nuk është në përputhje me ligjin.

- Advertisement -

A do të jepni dorëheqje pasi shkelët Kushtetutën? – ishte pyetja e gazetarit të kanal10 për ministren Arbërie Nagavci.

“Cila opozitë, kush saktësisht? LDK e PDK, epo tani kemi shumë punë për të përmirësuar gjithë këtë gjendje të vështirë në arsim që e kanë krijuar vet LDK dhe PDK dhe obligimi jonë është të japim maksimumin për fëmijët tanë”, tha ajo.

“Unë përsëri nuk dua ta analizoj dhe nuk dua ta diskutoj këtë vendim. Opozita natyrisht atë rol e ka. Kanë qenë tre ministra që në vazhdimësi kanë neglizhu faktin që fëmijët nuk po shkojnë në mësim, për shkak se kryetari i komunës dhe prindërit nuk patën gjetë gjuhë të përbashkët. Dy çështje janë diskutabile, thuhet se Ministria ka organize mësim, mësimin e ka organize komuna. Ka qenë pak e habitshme sepse këto janë pretendimet kryesore që nuk qëndrojnë, e rëndësishme është që fëmijët janë në shkollë. Ka qenë e përkohshme që fëmijëve të mos iu mohohet e drejta për mësim”, tha Nagavci.

Gjykata më pas, më 8 prill 2022, doli me vlerësim prej disa pikash prej të cilave thuhej se organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj, se komunat kanë kompetenca vetanake dhe se rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën dhe ligjin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...

Poezi nga Teutë Bajraktari Cakaj: Në dheun e tokës sime

Në dheun e tokës sime Nëpër gurë të djegur, nëpër dhe të shkrumbuar Këmbët tona të...