E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nagavci: Si Qeveri do të vazhdojmë t’i mbështesim rininë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, shkruan AlbanianEducation.net.

“Si Ministri e Arsimit jemi angazhuar plotësisht për t’i mbështetur të rinjtë në çdo hap të udhëtimit të tyre”, ka thënë Nagavci.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Të rinjtë janë fuqia që sjell ndryshime dhe zhvillim.

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, uroj që të gjithë të rinjtë të kenë energjinë dhe guximin për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Kjo ditë, uroj që të shërbejë si një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e investimeve në të rinjtë e vendit tonë dhe për të nxitur përpjekjet tona për të krijuar mundësi të reja dhe mbështetje për ta.

Si Ministri e Arsimit jemi angazhuar plotësisht për t’i mbështetur të rinjtë në çdo hap të udhëtimit të tyre. Në këto vite, kemi punuar së bashku për të krijuar një sistem arsimor që u përgjigjet nevojave dhe aspiratave të rinisë sonë.

Kemi investuar në programe të reja edukimi, kemi përmirësuar infrastrukturën arsimore dhe kemi mundësuar trajnime të specializuara, që t’i përgatisim për sfidat e së ardhmes.

- Advertisement -rrrrrrr

Mbi 10 milionë euro mbështetje për studime për të rinjtë tanë si bursat STEM, bursat elitare, bursa për studime jashtë vendit e shumë skema tjera.

Të dashur të rinjë,

Në këtë ditë dua të ju shpreh mirënjohje për sukseset dhe përfaqësimet tuaja në të gjitha fushat si në shkencë, kulturë, sport etj.

E ardhmja e shoqërisë është në duart tuaja, andaj si Ministri e Arsimit e si Qeveri do të vazhdojmë të ju mbështesim në realizimin e synimeve që i keni!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....