E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Si ministre do të angazhohem çdo ditë që të ofroj mbështetje për të gjitha vajzat e gratë

- Advertisement1-

Vajzat dhe gratë pavarësisht barrierave që kanë hasur, kanë dhënë kontributin e tyre në fushën e arsimit, ani pse ato janë të panjohura në kontributin e tyre. Kështu u tha në konferencën e parë STEMinists të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit .

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është zotuar se do të ofrojnë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet.

- Advertisement -

“Si qeveri e ministri vazhdojmë të punojmë jo vetëm për të avancuar gratë në shkencë e teknologji, por jemi zotuar se do të angazhohemi çdo ditë të avancojmë barazi në të gjitha dimensionet e saj. Si gra jemi të vetëdijshme për pengesat që i hasim çdo ditë, andaj edhe iu siguroj se si ministre do të angazhohemi çdo ditë që të ofrojmë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet”, tha Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi këtë konferencë e ka quajtur si një festë e arritjeve të grave në këtë fushë.

Qerimi tha se konferenca e sotme është mundësit për të shkëmbyer idetë në promovimin e barazisë gjinore në STEM.

“Një festë e arritjeve të grave të fushën e shkencës dhe teknologjisë, mbledhkemi këtu për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme e liderëve gra. Konferenca e sotme është mundësi për të shkëmbyer idetë në promovimin e barazisë gjinore në STEM. Së bashku ne mund të krijojmë një botë ku vajzat dhe gratë kanë mundësi të barabarta të shkëlqejnë në fushën e shkencës e teknologjisë”, tha Qerimi.

STEM inists po mbahet për herë të parë në Kosovë, e cila simbolizon vëmendjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në përgjithësi.

Politika e mbështetjes së vajzave e grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikes është prezantuar për herë të parë nga Qeveria Kurti më 16 gusht 2021.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...