Nagavci shkruan një memorandum, tregon cili është qëllimi i tij

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Evropiane të Instituteve për Aftësimin Profesional (EVBB),Theodor Grassos nënshkruam në Bruksel marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të imazhit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ajo ka treguar se qëllimi themelor i Memorandumit është të ndërmerren nisma që rrisin rëndësinë e arsimit profesional duke e bërë si zgjedhjen e parë për të rinjtë tanë.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Edhe një hap drejt fuqizimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Evropiane të Instituteve për Aftësimin Profesional (EVBB),Theodor Grassos nënshkruam në Bruksel marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të imazhit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.

- Advertisement -

Kisha kënaqësinë që në takim të jem e shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Qëllimi themelor i Memorandumit është të ndërmerren nisma që rrisin rëndësinë e arsimit profesional duke e bërë si zgjedhjen e parë për të rinjtë tanë.

Ky bashkëpunim do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së AAP-së dhe ndërlidhjen me nevojat e tregut të punës.

Memorandumi parasheh edhe mbështetjen e aktiviteteve që zhvillojnë aftësitë dixhitale dhe aftësi të tjera të mësimdhënësve/trajnuesve të AAP-së bazuar në udhëzimet e Komisionit Europian.

Arsimi dhe aftësimi profesional do të hap rrugë dhe mundësi të reja për të brezat që vijnë.

Neve sot na duhet çdo profesionist i secilës fushë për ta ndërtuar shtetin tonë.