E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Shkollat kanë rol të jashtëzakonshëm për të promovuar barazi gjinore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se shkolla kanë një rol të jashtëzakonshëm për të promovuar barazi gjinore.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë, bashkë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti vizituam shkollën “Naim Frashëri”. Për Qeverinë tonë, zhvillimi i gjithmbarshëm nuk mund të paramendohet pa arsim cilësor, pa zhvillim të kapitalit njerëzor, e qasje të barabartë në mundësitë për zhvillim. Shkollat kanë një rol të jashtëzakonshëm për të promovuar barazi gjinore dhe mundësi të barabarta për të gjithë, andaj bashkë po punojmë me përkushtim në këtë drejtim”, shkroi ajo në Facebook.

- Advertisement -

Ajo tha se me Kryeministrin Kurti u zotua se nga viti i ardhshëm, do të organizojnë konferencën vjetore për gratë në shkencë, për të promovuar arritjet shkencore të tyre, ndërkohë që me Rrjetin e Grave në STEM, do të ofrohet ombrellë afatgjatë e organizimit dhe forcimit të grave dhe vajzave në këto fusha shkencore.

“Bashkë dhe me zv.ministren, Edona Maloku Bërdyna, Zëvendës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber, Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Shkencës Myzafere Limani, si dhe fitueset e çmimeve “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2021, Dr.Ibadete Bytyçi dhe Dr.Fjolla Kaçaniku, qëndruam në Klubin e Kodimit dhe pamë nga afër projektet inovative të zhvilluara nga nxënëset e shtatë shkollave të mesme të ulëta nga e gjithë Kosova. Falënderoj Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e këtij programi të British Council “Shkollat e Shekullit 21” , dhe angazhimin e të gjithëve për të zhvilluar projekte e për të punuar bashkë. Uroj e besoj që numri i vajzave e grave në shkencë të jetë sa më i madhë. Ne qëndrojmë e i mbështesim ato, sot e çdo ditë!” përfundoi ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...