Nagavci: Shkollat kanë përgjegjësi për të ofruar ambiente të sigurta për nxënësit

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se institucionet arsimore kanë rol të madh në edukimin e gjeneratave për luftimin e çdo padrejtësie që i bëhet secilit në familje, shkollë apo kudo tjetër.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se MAShTI ka një varg protokolesh e mekanizmash për mbrojtjen e fëmijëve, e po ashtu shkollat kanë përgjegjësi për të ofruar ambiente të sigurta për fëmijët tanë.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vazhduam edhe sot aktivitetet në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas”.

Të shoqëruara nga kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimi qëndruam në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Hodonoc të Kamenicës, ku biseduam me nxënësit për vetëdijësimin ndaj dhunës në familje.

- Advertisement -

Me këtë rast, theksova rolin e madh të institucioneve arsimore në edukimin e gjeneratave për luftimin e çdo padrejtësie që i bëhet secilit në familje, shkollë apo kudo tjetër.

Nxënësit i ftova që të raportojnë dhunën sepse asnjë formë e dhunës nuk duhet të tolerohet.

Gjithashtu i informova për rolin e madh që ka përgatitja arsimore për të qenë të pavarur ekonomikisht.

MAShTI ka një varg protokolesh e mekanizmash për mbrojtjen e fëmijëve, e po ashtu shkollat kanë përgjegjësi për të ofruar ambiente të sigurta për fëmijët tanë.