Nagavci: Shkollat do të mbesin hapur pavarësisht rritjes së rasteve

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shteti ka interesim që t’i mbajë shkollat hapur, pavarësisht rritjes së rasteve pozitive te fëmijët.

- paragrafi 1 -

Ajo ka bërë të ditur se sot gjatë ditës do të mblidhet task-forca e kësaj ministrie për të diskutuar për situatën e krijuar dhe nesër prapë do të ketë takim.

- Advertisement -

Vetëm të mërkurën u regjistruan 2050 raste të reja pozitive, duke e vazhduar trendin ngritës.

Aktualisht janë mbi 7200 raste aktive me COVID-19. Nga 2050, mbi 600 ishin të moshës nën 19-vjeçare.