E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: S’duhet të ketë asnjë mësimdhënës që dikton në shkolla

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Kallxo Pernime ka deklaruar se mësimdhënësit në Kosovë nuk duhet që të diktojnë nxënësit gjatë procesit mësimor.

Sipas Nagavcit, nëse ka mësues që dikton, si ministri do të marrin masa për të trajtuar rastin.

- Advertisement -

“Nuk duhet të jetë dhe nuk duhet të ketë asnjë mësimdhënës që dikton dhe nuk do të lejojmë. Nëse më thua sot se në këtë shkollë ka mësues që dikton, natyrisht ne do Interesohemi dhe do të shohim pse. Unë mendoj nuk mund të diktohet tutje, ka pas vështirësi aq sa unë di tek shkollat e mesme profesionale dhe për këtë arsye i kemi kushtu një vëmendje të veçantë”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se nëse ka raste të tilla duhet të adresohen në MAShTI.

“Nëse ka të tillë sepse unë si Ministre sot nuk mund të garantojë për të gjithë mësimdhënësit në shkolla, nëse ka raste ka mekanizma që duhet të adresohet. Si ministre e Arsimit në kuadër të kompetencave jemi munduar dhe jemi duke punuar që të ofrojmë mbështetje aty ku ka nevojë”, tha Nagavci më tej. /kallxo/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...