E shtunë, 21 Shtator, 2024

Nagavci: SBASHK-u ka fondin vjetor 1 milion euro, t’i kompensojë mësimdhënësit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se edhe në vendet më të zhvilluara demokratike sindikatat nuk veprojnë si në Kosovë.

Ajo në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit thotë se në çdo vend të botës parashihet që grevistët nuk paguhen me fonde të shtetit.

- Advertisement -

“SBASHK-u për këtë arsye ka fondin e tyre në vlerë 800 mijë apo 1 milionë euro në vit, që marrin nga anëtarësia. Për këtë arsye ku ka arsye të domosdoshme për grevë sindikata mbështetë punëtorët e tyre me para”.

Nagavci thotë se SBASHK-u është barrikaduar në kërkesat e tyre për 100 euro dhe nuk dëshiron diskutime.

“Kjo u dëshmua edhe pas takimit që zoti Jasharaj pati me Presidenten. Ai menjëherë pas takimit tha se greva vazhdon”.

Nagavci thotë se opozita nuk flet për cilësinë në arsim se janë vetë përgjegjës.

“Do të mund të flisnin për cilësinë në arsim por nuk mund të flasin se janë përgjegjës, do të mund të flisnin për probleme të shumta por janë vetë përgjegjës”, ka thënë ajo.

Megjithatë, sipas Nagavcit, gjithçka që duhet bërë është që bashkërisht të sigurohet që çështjet duhet të zgjidhen njëherë e mirë në mënyrë përmbajtjesore dhe në baza meritore “e jo me presione të tilla duke shfrytëzuar një situatë të momentit”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....