Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se rritja e pagave 55 euro nga janari i 2025, dhe gjithësejt 110 nga korriku 2025, shton mbështetjen dhe kujdesin për mirëqenien e mësimdhënësve, arsimtarëve e profesorëve që angazhohen çdo ditë në përgatitjen e gjeneratave të reja, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i saj:
Vitin e ardhshëm, duke filluar nga janari, paga bazë do të rritet për të gjithë punëtorët e arsimit.
Hyrja në fuqi e rritjes do të jetë e ndarë në dy faza. Në fazën e parë prej janarit pagat rriten për 55 euro, ndërsa në faza e dytë prej korrikut rritja bëhet 110 euro.
Krahas rritjes së buxhetit për arsim që kemi pasur gjatë qeverisjes sonë, bursave për studentë, kjo rritje në paga shton mbështetjen dhe kujdesin për mirëqenien e mësimdhënësve, arsimtarëve e profesorëve që angazhohen çdo ditë në përgatitjen e gjeneratave të reja. /AlbanianEducation.net/.
Por, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është shprehur i pakënaqur me këtë rritje sepse sipas tij një rritje prej 55 euro nuk i ndihmon askujt të përballet me ngritjet e vazhdueshme të çmimeve.
‘’55 euro ngritje nga janari është një ngritje e pa pranueshme për në dhe sindikata jonë shpreh kundërshtimin e plotë nda këtij veprimi të kryeministri Kurti dhe ministrit Murati pra jemi thellësisht të pakënaqur me deklaratën e tyre dhe aq më shumë kur ky vendim vlen nga janari ‘’, tha Jasharaj për FrontOnline.
Kryetari i SBASHK-ut përmendi se ata kanë kërkuar nga kryeministri që, të paktën, vlera e koeficientit të rritet me 30% që në shtator ose tetor. Ai përfundoi duke theksuar se një rritje prej 55 eurosh nuk i ndihmon punonjësit të përballen me ngritjet e vazhdueshme të çmimeve
“Ne kemi kërkuar nga kryeministri që ë paku vlera e koefcioentit të rritet 30% që në shtator ose tetor”, ka deklaruar ai. /AlbanianEducation.net/.