Nagavci: Rritja e pagave për mësimdhënësit, është rritje domethënëse

- Advertisement -

Ligji i pagave nuk dihetse kur do të miratohet, pasi jo pak sindikata kanë deklaruar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

- paragrafi 1 -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sa i përket çështjes së koeficienteve ka deklaruar se rritja që është bërë për mësimdhënësit, është rritje domethënëse.

- Advertisement -

“Kemi rregulluar për herë të parë me Ligjin e Pagave situatën për sa i përket pagave të mësimdhënësve. Kemi paraparë në Ligjin e Pagave dhe rrjedhimisht në Ligj të Buxhetit, për herë të parë edhe rritjen për performansë të mirë të mësimdhënësve, që besoj se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, që është në interes edhe të vetë mësimdhënëseve për të realizuar me sukses rritjen në pagë”.

“Nëse e shohim në total, duke pasur parasysh edhe numrin e mësimdhënësve, është një ndër katër kategoritë që kanë pësuar rritjen më domethënëse për sa i përket Ligjit të Pagave bashkë me sektorin e shëndetësisë, atë të policisë e mbrojtjes”, ka deklaruar Nagavci për RTK.