E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nagavci rendit punët që ka përfunduar këtë vit: Më 2024 do të ketë më shumë punë, vullnet e përkushtim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi të gjatë në Facbook ka renditur punët që ka kryer, ndërsa ka shkruar se në vitin 2024 do të ketë më shumë punë, vullnet e përkushtim, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Po e përmbyllim këtë vit me dinamikë të jashtëzakonshme, me zhvillime e rezultate shpresëdhënëse po aq sa edhe me sfida e mësime.

Duke falenderuar përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët e kolegët, jam e bindur se në 2024 do të rrisim bashkëpunimin, angazhimin dhe arritjet e përbashkëta.

Përmbledhje e disa punëve të MASHTI gjatë vitit 2023:

🟢Arsimi dual
✔️Këtë vit shkollor e zgjeruam arsimin dual edhe me 8 profile të reja.
✔️Nga ky vit shkollor, kemi gjithsej 12 profile të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 14 komuna të ndryshme.

🟢Fillimi i rishikimit të teksteve shkollore
✔️Me përkrahje të projektit të BE-së, KosEd rishikuam 38 tekste, prej tyre 21 të gjuhës shqipe dhe 17 të matematikës.

🟢Rritja e buxhetit për arsim
✔️Buxheti për vitin e ardhshëm për fushën e arsimit do të jetë 408,988,408 euro.
✔️Projektet, investimet dhe shpenzimet e planifikuara për 2024 nga MASHTI do të mund të realizohen në tërësi me 100,120,951 euro.
✔️Buxheti për arsimin në komuna është rritur në 277,157,385 euro.

- Advertisement -rrrrrrr

🟢Miratimi i Ligjit për Edukimin në fëmijërinë e hershme
✔️Përmes këtij ligji po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare.
✔️Me ligjin e ri, nga viti i ardhshëm shkollor, edukimi Parafillor bëhet i obliguar.

🟢Miratimi i Ligjit për AKA
✔️Ky ligj është një nga hallkat e rëndësishme të garantimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe ndërkombëtarizimin e sistemit tonë të arsimit.
✔️Ligji pamundëson çdo ndërhyrje në pavarësinë e AKA-së dhe krijon bazë të fortë për kthimin e saj në ENQA dhe EQAR.

🟢Miratimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028
✔️Ky program do të shërbejë si një udhërrëfyes drejt zhvillimit të kapaciteve kërkimore-shkencore dhe inovative, duke orientuar politikat e kërkimit shkencor në Kosovë, në mbështetje të koherencës dhe efikasitetit të sistemit kombëtar të kërkimit shkencor.

🟢Përkrahja e OJQ-ve që merren me promovimin e nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.
✔️Shuma totale e mbështetjes 170 mijë euro.
✔️Përfituan 7 organizata të shoqërisë civile.

🟢Themelimi i Kolegjit publik IBCM
✔️Ky është kolegji i parë publik me programe 100% me akreditim ndërkombëtar dhe ligjërim në gjuhën angleze.
✔️Shtrihet në dy kampuse, në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut duke përfshirë komunitete të ndryshme në Kosovë.
✔️Si Ministri kemi investuar 270 mijë euro për fillim dhe kemi mbështetur të gjitha veprimet procedurale për të siguruar arsim të lartë cilësor në këtë kolegj.

🟢Përfituesit nga programi Erasmus+
✔️Në thirrjen e këtij viti, në fushën e arsimit të lartë janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian 13 projekte me 27 institucione përfituese nga Kosova. Nga këto 13 projekte, 4 institucione të arsimit të lartë janë bartës/koordinatorë të këtyre projekteve.
✔️Mbi 37 institucione të arsimit të lartë dhe profesional nga Kosova janë përfituese të skemave të Programit Erasmus+ për arsimin e lartë dhe atë profesional.
✔️Në fushën e arsimit profesional kemi 5 projekte përfituese, me gjithsej 10 institucione përfituese nga Kosova.

🟢Mbështetje financiare për studentët
✔️1882 studente vajza/gra të regjistruara për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studente të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve kanë përfituar nga 1 mijë euro. Shuma totale e pagesës 1.882.000 euro.
✔️1647 studentë të nivelit bachelor dhe master me notë mesatare 9 kanë përfituar nga 1 mijë euro. Shuma totale e pagesës 1.647.000 euro.
✔️28 studentë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar nga 1 mijë euro. Shuma totale e pagesës 28.000 euro.
✔️55 studentë të komuniteteve rom, ashkali, dhe egjiptianë përfitues të bursave për vitin akademik 2023/2024 kanë përfituar nga 1 mijë euro. Shuma totale e pagesës 55.000 euro.
✔️70 bursa në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike në vlerë 500 euro për një vit shkollor. Shuma totale e pagesës 35.000 euro.
✔️13 përfitues të bursave të nivelit master në top 150 universitetet më të mira në botë sipas listës Shanghai 2023. Përfituan nga 7 mijë euro. Shuma totale e pagesës 91.000 euro.
✔️43 studentë të cilët ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” të vitit 2023 përfituan nga 8,500 euro. Shuma totale e pagesës 365.500 euro.
✔️467 nxënës të shkollave të mesme të larta nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përfituan bursë në shumë 300 euro. Shuma totale e pagesës 140.100 euro.
✔️89 nxënës të Gjimnazit të specializuar matematikor në Prishtinë, për vitin shkollor 2023/24, kanë përfituar bursë në shumë 1 mijë euro. Shuma totale e pagesës 89.000 euro.

🟢Programi Fulbright
✔️Këtë vit kemi 7 përfitues nga Kosova të bursave Fulbright për vitin 2023.
✔️Investimi i qeverisë për programin Fulbright (600 mijë euro në vit) e rendit Kosovën në vendin numër një në botë për shumën e bashkëfinancimit të programit Fulbright për kokë banori.
✔️Tani kemi mbi 40 qytetarë në baza vjetore që janë pjesë e shkëmbimeve akademike nga Kosova në SHBA dhe anasjelltas.

🟢Çerdhet
✔️Gjatë vitit 2023 ka përfunduar ndërtimi i çerdhes në Suharekë dhe në Prizren.
✔️ Po vazhdon ndërtimi i 12 çerdheve të reja të kontraktuara me investime nga MAShTI dhe gjashtë tjera me investime nga BE me projektin IPA 2016.
✔️ Po këtë vit janë kontraktuar për ndërtim edhe gjashtë çerdhe të reja.
✔️Ka përfunduar adaptimi i tre shkollave në çerdhe dhe ka vazhduar adaptimi i katër shkollave tjera në kopshte për fëmijë ndërkaq, është kontraktuar adaptimi edhe i pesë shkollave dhe objekteve tjera në kopshte për fëmijë.

🟢Objektet shkollore
✔️Gjatë vitit 2023 ka përfunduar ndërtimi i 6 objekteve shkollore:
✔️Ka vazhduar ndërtimi i 15 shkollave tjera të reja me investime nga MASHTI dhe 2 shkollave me investime nga BE me projektin IPA 2017.

🟢Subvencionimi për tekste shkollore
✔️Për subvencionim e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2023-2024 gjithsej kanë aplikuar 194,660 prindër.
✔️Përfitues për tekste shkollore (me nga 50 euro) janë 115,014 prindër ose kujdestarë. Ndërkaq, përfitues për materiale shkollore janë 196,378 prindër ose kujdestarë.
✔️Shuma totale e pagesës për të dy kategoritë është 11,642,040 euro.

🟢Tekstet për nxënësit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
✔️Siguruam tekste shkollore për nxënësit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
✔️Qeveria ndau 254 mijë e 562 euro për blerjen e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

🟢Inaguruam Këshillin Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM)
✔️Krahas kësaj, finalizuam një pako legjislative ku bën pjesë edhe Udhëzimi Administrativ për KSHLM i cili sjell disa risi të rëndësishme.

🟢Finalizuam Sintezën vokale
✔️Sinteza vokale mundëson konvertimin e shkrimit në gjuhën e folur dhe zvogëlon barrierat për nxënie.
✔️Sinteza vokale në gjuhën shqipe do të përmirësojë cilësinë në arsim dhe do të tejkalojë barrierat me të cilat ballafaqohen personat e verbër në Kosovë.

🟢Konferenca STEMinist
✔️Për herë të parë organizuam konferencën STEMinist e cila do të bëhet një traditë e përvitshme për të gjitha vajzat dhe gratë që do të ndjekin rrugën e tyre në një nga fushat STEM.
✔️Kjo konferencë do të mundësojë rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

🟢Për mërgatën tonë
✔️Bashkë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, organizuam Seminarin e XVI Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë.
Mes të tjerash:
🔴Kemi hartuar kurrikula të përbashkëta,
🔴Tekste të reja për mësimin shqip në diasporë;
🔴Është finalizuar teksti mësimor për nivelin 1, dhe në proces janë edhe tekstet mësimore për nivelet 2 dhe 3.
Sfidat na kanë zhvilluar, transformi ka filluar, vazhdojmë në 2024 edhe me më shumë punë, vullnet e përkushtim!
Uroj që viti që po vjen të sjellë shëndet, paqe, dashuri e prosperitet për të gjithë ne! Gëzuar!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIM I RI: “Do krijoj Fondin Shtetëror të Bursave, çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve”

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin...

Gjest i mirë: Shkollat “Mehmet Gjevori” dhe “Dituria” aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin e pediatrisë

Shkollat "Mehmet Gjevori" dhe "Dituria" kanë ndërmarrë aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin...

Pensionohet mësimdhënësi Sejdi Neshati nga Bresana

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet Sejdi Neshati, arsimtari i matematikës i...

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...