Nagavci raporton në Komision, thotë se buxheti për arsim do të rritet

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se projekt-buxheti mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024 lidhur me fushëveprimtarinë e arsimit është 408,988,408€. 

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se investimet kapitale në raport me vitin paraprak janë rritur për 18.13% ndërsa subvencionet për 22,41%.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport diskutuam për buxhetin e vitit 2024 për arsim.

Projekt-buxheti mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024 lidhur me fushëveprimtarinë e arsimit është 408,988,408€.

- Advertisement - m2

Investimet kapitale në raport me vitin paraprak janë rritur për 18.13% ndërsa subvencionet për 22,41%.

Kjo rritje e buxhetit tregon fokusin dhe angzhimin e qeverisjes tonë për arsimin, infrastrukturë më të mirë dhe cilësi më të lartë.