E enjte, 10 Tetor, 2024

Nagavci: Qeveria Kurti për 2 vite ka rritur për 25% buxhetin për arsim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkruar në Facebook se Qeveria Kurti, për më pak se dy vite qeverisje ka rritur për më shumë se 25% buxhetin për arsimin.

Nagavci thotë se për vitin 2023 buxheti për arsim parasheh përveç tjerash, gjithpërfshirje, investim në edukimin e hershëm e arsim profesional, digjitalizim të shkollave, integritet akademik e përmirësim të shërbimeve dhe infrastrukturës, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Sot u votua në lexim të parë buxheti për vitin 2023, buxheti më i madh në këto 20 vite.
Buxheti i MASHTI-it për vitin 2023, është për 12% më i lartë se sivjet, e edhe këtë vit buxheti për arsim ka qenë 12% më i lartë se vitin e kaluar. Qeveria Kurti, për më pak se dy vite qeverisje ka rritur për më shumë se 25% buxhetin për arsimin.

Për vitin 2023 buxheti për arsim parasheh përveç tjerash, gjithpërfshirje, investim në edukimin e hershëm e arsim profesional, digjitalizim të shkollave, integritet akademik e përmirësim të shërbimeve dhe infrastrukturës.

✅ 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja.

✅ 243 pozita të reja për staf, për çerdhet që pritet të funksionalizohen.

✅6.5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit.

- Advertisement -rrrrrrr

✅2.8 milionë euro nga Granti Specifik për punësimin e:

➡️300 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta,

➡️59 këshilltarë të karrierës,

➡️30 specialistë të IT për nevojat e shkollave,

✅150 mijë euro për instalimin e sistemit anti-plagjiat për nevojat e arsimit të lartë.

Vazhdojmë edhe me politikat e filluara sivjet për një arsim cilësor e gjithpërfshirës:

➡️mbështetje për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, për studentët e studiuesit, për grupet e margjinalizuara, ofrim të mundësive të barabarta,

➡️ sigurimin për praktikën profesionale,

➡️ miratimi i pozitave për psikologë e pedagogë shkollorë.

Angazhim maksimal për politikat, legjislacionin e strategjinë që qon në përmirësim të cilësisë e avancim të sistemit arsimor. Buxhet më i madh për të implementuar këto politika.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...

Rreth 20 nxënëse u vetlënduan në Gjakovë me lojë të ‘Tik Tokut’, Policia mban mbledhje me prind të shkollës “Zekeria Rexha”

Komuna e Gjakovës së fundmi është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënëseve...