Nagavci: Qeveria e përkushtuar për të mbështetur nxënësit dhe studentët e Luginës së Preshevës

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reguar pas ndarjes së 255 mijë eurove për blerjen e teksteve për nxënësit në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

- paragrafi 1 -

Ajo ka shkruar në Facebook se Qeveria mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje për nxënësit, studentët dhe të rinjtë e komunave të Luginës.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Tekste shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës

Shumë e lumtur për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovë.

- Advertisement -

Këto mjete financiare do të transferohen nga Programi i ringjalljes ekonomike në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Qeveria mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje për nxënësit, studentët dhe të rinjtë e komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.