Nagavci: Qeveria e ka prioritet arsimin në të gjitha nivelet

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka uruar vitin e ri akademik 2023/2024, të gjithë studentëve dhe stafit akademik.

- paragrafi 1 -

Ajo, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se në veçanti, uron të gjithë ata që këtë vit për herë të parë u bashkohen institucioneve të arsimit të lartë për të vazhduar rrugën drejt ngritjes intelektuale.

- Advertisement -

Nagavci, ka shkruar se krahas ofrimit të arsimit publik falas për të gjithë studentët, po ofrojnë mbështetje për studentët përmes bursave në të gjitha nivelet.

“Qeveria e Kosovës e ka prioritet arsimin në të gjitha nivelet andaj, jemi duke punuar në arritjen e synimeve të përbashkëta për një arsim sa më cilësor. Krahas ofrimit të arsimit publik falas për të gjithë studentët, tash e gati 3 vite me radhë po ofrojmë mbështetje për studentët përmes bursave në të gjitha nivelet dhe po punojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore. Do të vazhdojmë të mbesim të përkushtuar që të përkrahim arsimin e lartë, si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit”, ka shkruar Nagavci.