E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nagavci: Puna jonë ka ndikim mbi rininë, ne vetëm po i vendosim bazat

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se Qeveria prioritet e ka arsimin

Ajo thotë se “Puna jonë ka ndikim mbi rininë, e cila është bartësja e ardhmërisë, sepse e ardhmja i takon asaj. Ne vetëm po vendosim bazat”.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Qeveria e Kosovës e ka arsimin në mesin e prioriteteve të saj thelbësore, andaj dhe për ne si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është një ndër zotimet tona parësore, i cili është pasqyruar qartë në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2022-2026, ku shtylla e katërt është integriteti dhe konkurrueshmëria e arsimit të lartë.

Në fjalën time hyrëse në Komisionin e Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë së Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore theksova se në kuadër të zotimeve tona, e më saktë në aspektin politik kemi realizuar:

🟢Finalizimin e Projektligjit për Arsimin e Lartë.

🟢Sigurinë e pavarësisë dhe paanshmërisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, si organi kryesor për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

🟢Rifunksionalizimin e Programit Kombëtar të Shkencës, pas mbi një dekade harresë.

- Advertisement -rrrrrrr

🟢Lansimin e sistemit për kërkim dhe inovacion, KRIS, platformë e cila do të shërbejë për menaxhimin e informatave në lidhje me kërkimet shkencore të hulumtuesve vendorë dhe atyre të diasporës sonë.

Si Ministre, ofrimi i sigurimit të arsimit publik falas, skemat e bursave dhe zgjidhja e problemit shumwvje;ar të mosnjohjes së diplomave për 15 mijë studentë ka qenë një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mekanizmave dhe politikave që mbështesin studentet/ët tanë.

Pas anëtarësimit si vend i asociuar në Horizon Europe, kemi fituar 5 projekte në vlerë rreth 600 mijë euro, dhe në thirrjen e fundit të Komisionit Evropian me Erasmus+ kemi pasur numrin më të madh të projekteve të fituara me 24 projekte. Vendet e Evropës Juglindore ndajnë shumë problematika të ngjashme në aspektin edukativo-arsimor, ndaj shkëmbimi i përvojave dhe ndarja e praktikave të mira kanë rëndësi jetike.

Puna jonë ka ndikim mbi rininë, e cila është bartësja e ardhmërisë, sepse e ardhmja i takon asaj. Ne vetëm po vendosim bazat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...