E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Puna jonë drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit përballet me sfida të vazhdueshme

- Advertisement1-

“Integriteti dhe transparenca në arsimin e lartë janë prioritete të Qeverisë dhe MASHTI-t”. Kështu tha ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Konferencën për arsimin e lartë “Integriteti dhe transparenca në arsimin e lartë: Sfidat dhe rrugët për përmirësim”, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo tutje tha se është e lumtur që qëllimet e këtij projekti janë drejtpërdrejt të lidhura me një nga prioritetet kyçe të Qeverisë, siç pohoi që është ngritja e cilësisë në arsimin e lartë.

- Advertisement -

“Puna jonë drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit përballet me sfida të vazhdueshme, të cilat më së miri mund t’i tejkalojmë nëse jemi bashkëpunues e konsistent në qëndrimet tona”.

“Kjo ngase, arsimi i prek të gjithë, ndikon në çdo aspekt të jetës, dhe është instrumenti bazë për ndërtimin e një shoqërie të civilizuar”.

“Në fushën e arsimit janë të njohura vështirësitë dhe pengesat andaj, shpresoj se të gjithë kemi një qëllim të përbashkët, t’i shërbejmë një përfituesi të vetëm: shoqërisë së Kosovës”, tha Nagavci. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...