Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se në Platformën e diskutimeve publike, është publikuar drafti i Udhëzimit Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Aprovimit të Programeve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve Arsimorë.
Ajo thotë se përmes këtij Udhëzimi synohet krijimi i një sistemi të sigurimit të cilësisë në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, në funksion të zbatimit të procesit të licencimit të mësimdhënësve në sistemin e arsimit parauniversitar.
Njoftimi i plotë i Nagavcit:
Kemi publikuar në Platformën e diskutimeve publike, draftin e Udhëzimit Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Aprovimit të Programeve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve Arsimorë.
Ndër të tjera, përmes këtij Udhëzimi synojmë krijimin e një sistemi të sigurimit të cilësisë në zhvillimin profesional të mësimdhënësve, në funksion të zbatimit të procesit të licencimit të mësimdhënësve në sistemin e arsimit parauniversitar.
Gjithashtu, rregullimin e procedurave të aprovimit të ofruesve dhe programeve të zhvillimit profesional për mësimdhënësit dhe punonjësit arsimorë.
Këto programe janë të domosdoshme për mësimdhënësit dhe punëtorët në nivelin parauniversitar dhe procesit të aprovimit të tyre u kushtojmë transparencë dhe meritokraci.
Drafti i këtij udhëzimi është i hapur për komente dhe rekomandime deri më 16 janar 2023 dhe mund ta gjeni në këtë link: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41691&fbclid=IwAR3dLWJR0Cx0i-LyFrt7cEO-RbTBR9jx4ubjcfMIjw_KRBDJpehmFzK9tdY