E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci publikon udhëzimet për licensimin dhe vlerësimin e performancës së mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se është publikuar Platforma e Diskutimeve publike draftet e udhëzimeve administrive që kanë të bëjnë me licensimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve. 

Ajo thotë se zhvillimi në karrierë i mësimdhënësve ka shumë rëndësi në rritjen e cilësisë në shkolla, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Zhvillimi në karrierë i mësimdhënësve ka shumë rëndësi në rritjen e cilësisë në shkolla.
Kemi publikuar në Platformën e Diskutimeve publike draftet e udhëzimeve administrive që kanë të bëjnë me licensimin dhe avancimin në karrierë të mësimdhënësve.

📍Udhëzimi administrativ për sistemin e licensimit dhe karrierën në mësimdhënie:http://bitly.ws/EUVY

📌Udhëzimi administrativ për zhvillim profesional të mësimdhënësve:http://bitly.ws/EUWc

🔗Udhëzimi administrativ për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve:http://bitly.ws/EUWs

Këto udhëzime janë pjesë e pakos ligjore që prezantuam ditë më parë për ngritjen e cilësisë në shkolla përmes Sistemit të licencimit dhe avancimit në karrierë të mësimdhënësve.

- Advertisement -rrrrrrr

Përmes kësaj pakoje do të kemi transformim të procesit të vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve dhe thjeshtim të sistemit të licencimit.

Po ashtu, zhvillim profesional të mësimdhënësve të bazuar në nevojat e mësimdhënësve si dhe procedura transparente dhe monitorim të programeve të zhvillimit profesional të mësimdhënësve.

Të tri këto udhëzime do të jenë të hapura deri më 07.06.2023 andaj mirëpresim komentet dhe sygjerimet tuaja.

https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=41854 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...