Nagavci publikon dy udhëzime administrative, jep detaje për to

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka publikuar dy udhëzime administrative, atë për regjistrimin dhe licensimin e institucioneve kërkimore-shkencore dhe të inovacionit si dhe për ndarjen e bursave, shkruan Albnian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i ministres:

- Advertisement -

Në kuadër të punës që po bëjmë për të përmirësuar infrastrukturën ligjore, së fundi kemi publikuar dy Udhëzime administrative në Platformën e diskutimeve publike,

1. UA për regjistrimin dhe licensimin e institucioneve kërkimore-shkencore dhe të inovacionit http://bitly.ws/HIvU

2. UA për ndarjen e bursave http://bitly.ws/Hp6a

- Advertisement -

UA i parë ka për qëllim përcaktimin e normave, kushteve dhe kritereve për regjistrimin, licencimin apo rilicencimin e veprimtarisë së institucioneve kërkimore-shkencor dhe të inovacionit, në bazë të Ligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijës dhe Teknologjisë.

Ndërkaq, UA për bursat ka për qëllim përcaktimin e kushteve dhe kritereve si dhe procedurave për ofrimin e bursave nga MAShTI për mbështetje financiare të studentëve/eve për studime universitare brenda dhe jashtë vendit për nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë.

Falenderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për hartimin e këtyre udhëzimeve ndërkaq ju ftoj për komente dhe sygjerime.