E shtunë, 18 Janar, 2025

Nagavci: Prioritet yni edukimi në fëmijërinë e hershme, në veçanti fëmijët e zonave rurale

- Advertisement1-

Me Ligjin e ri për Edukimin në Fëmijërinë e hershme, i cili së shpejti do të dalë në dëgjim publik, është paraparë që edukimi parafillor të bëhet i obligueshëm nga viti 2023-2024. Kështu ka thënë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në Panelin e diskutimit ku është prezantuar Dokumenti pozicionues lidhur me qendrat e kujdesit për fëmijë në Kosovë, i përgatitur nga Instituti Riinvest.

Ministrja Nagavci tha se prioritet i Qeverisë së Kosovës është edukimi në fëmijërinë e hershme, ku synohet përfshirja nëedukim cilësor për çdo fëmijë si një e drejtë e garantuar, pa dallim gjinie, etnie, prejardhje apo besimi fetar.

- Advertisement -

Pasi që theksoi rëndësinë e zhvillimit në fëmijërinë e hershme, ministrja Nagavci përmendi përfshirjen e ulët të fëmijëve nëedukimin e hershëm për shkak të numrit të pamjaftueshëm tëinstitucioneve, mungesës së investimeve, mungesës së resurseve njerëzore, si dhe vetëdijesimit.

Përveç hapit të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës ligjore që është duke u punuar, ministrja Nagavci theksoi se kjo çështje është adresuar me prioritet edhe në Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë 2022-2027, i cili është në përfundim.

Në bazën ligjore dhe strategjike për këtë nivel të edukimit janë paraparë 5 milion euro vetëm për vitin 2022, ndërsa u ështëkushtuar kujdes i veçantë fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe fëmijëve nga grupe të margjinalizuara.

Por, Ministrja tha se një vëmendje të veçantë do të kenë fëmijët e zonave rurale, ku përfshirja është tejet e ulët, në mënyrë që të zvogëlohet hendeku me fëmijët e zonave urbane, ku pjesëmarrja në edukimin e hershëm është më e lartë.

Ministrja Nagavci theksoi se bashkëpunimi me drejtoritë e arsimit nëpër komuna, shoqërinë civile, ekspertët e fushave si dhe komunitetin në përgjithësi, do të ndihmojë në realizimin e synimit për të ofruar gjithëpërfshirje dhe cilësi në edukimin nëfëmijërinë e hershme, i cili ka përfitime të shumëfishta për shoqërinë.

Rëndësinë e investimit në edukimin në fëmijërinë e hershme e theksuan në fjalën e tyre edhe pjesëmarrësit tjerë në panel, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, Majlinda Zhitia Gjelaj nga Fakulteti i Edukimit Alban Hashani dhe Tringë Shkodra nga Riinves, Nora Latifi nga Instituti GAP, si dhe pjesëmarrësit tjerë në diskutim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...