E diel, 19 Janar, 2025

Nagavci prezanton Strategjinë e Arsimit 2022-2026 – ka 5 shtylla kryesore

- Advertisement1-

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka preznatuar të enjten strategjinë e Arsimit 222-2026, që është dokument bazë për zhvillimin e sistemit arsimor në vend.

Nagavci thotë se kjo Strategji ka 5 shtylla kryesore që mund t’i lexoni në poshtë:

- Advertisement -

Postimi i saj:

Arsimi është mjeti më i rëndësishëm për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë.

Prezantuam sot Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026 e cila është dokumenti bazë për zhvillimin e Sektorit të arsimit në 5 vitet e ardhshme dhe produkt i punës disamujore.

Në këtë strategji e cila bazohet në analizë të hollësishme të gjendjes në sektorin e arsimit, kanë punuar mbi 150 specialistë të profileve të ndryshme.

Ky dokument është i harmonizuar me Draft Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, me Programin Qeverisës për periudhën 2021-2025, si dhe shpreh përcaktimet e Republikës së Kosovës për të qenë në linjën e objektivave zhvillimore të mijëvjeçarit dhe politikat evropiane për arsimin dhe trajnimin.

Strategjia e Arsimit 2022-2026 ka 5 shtylla kryesore:

- Advertisement -rrrrrrr

📌Edukimi në fëmijërinë e hershme, ku synojmë rritje domethënëse të pjesëmarrjes së fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, por edhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve.

📌Ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar, ku fokusi ynë do të jetë ndërtimi dhe konsolidimi i mekanizmave për mësimdhënie cilësore dhe sigurim të cilësisë.
📌Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet e teknologjisë dhe tregut të punës, për të siguruar fuqi punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur mirë.

📌Cilësia, integriteti dhe konkurrueshmëria e arsimit të lartë.

📌Përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital.

Falenderoj Qeverinë e Republikës Federale Gjermane për mbështetjen në procesin e hartimit të Strategjisë si dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen në zhvillimin e komponentës së digjitalizimit.

Po ashtu, falënderoj të gjithë partnerët zhvillimorë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në cilësinë e ekspertëve, koordinatorëve e pjesëmarrësve në grupet e punës dhe për komentet e tyre në fazën e konsultimeve.

Si Ministri e Arsimit jemi të përkushtuar që këtë plan veprimi ta zbatojmë me përpikëri, duke i kontribuar kështu përmirësimit të gjendjes në arsim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...