Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se bashkë me zëvëndësministrin, Taulant Kelmendi knë pritur sot në takim përfaqësuesit e Kosovës në Garën e Kodimit në nivel botëror, konkretisht nxënësit nga ShFMU “28 Nëntori” në Dobërdelan dhe ShFMU “Ismet Jashari-Kumanova” në Javor të Suharekës.
Këta nxënës me rezultatet e tyre kanë arritur që Kosovën ta rendisin në vendin e 9-të në botë, nga 146 shtete pjesëmarrëse në garë, ku janë përfshirë 3912 shkolla, 8946 klasë dhe 115 286 nxënës.
Postimi i saj:
Bashkë me zëvëndësministrin, Taulant Kelmendi kemi pritur sot në takim përfaqësuesit e Kosovës në Garën e Kodimit në nivel botëror, konkretisht nxënësit nga ShFMU “28 Nëntori” në Dobërdelan dhe ShFMU “Ismet Jashari-Kumanova” në Javor të Suharekës.
Këta nxënës me rezultatet e tyre kanë arritur që Kosovën ta rendisin në vendin e 9-të në botë, nga 146 shtete pjesëmarrëse në garë, ku janë përfshirë 3912 shkolla, 8946 klasë dhe 115 286 nxënës.
Në këtë ekip që e ka përfaqësuar Kosovën në Garën e Kodimit, kanë qenë të përfshirë 14 nxënës.
I falenderova për rezultatin që kanë shënuar në këtë sfidë me bashkëmoshatarët e tyre dhe i inkurajova që të angazhohen edhe më tutje të shfaqin talentin e tyre në fushën e kodimit.
Si ministre e Arsimit, i siguroj të gjithë talentët tanë se do të jemi krah tyre dhe do ta kenë mbështetjen tonë të pakursyer.