Nagavci pret një grup të mësimdhënësve: Synojmë të përmirësojmë gjendjen në arsim

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka një grup të mësimdhënësve të Programit Akademik të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, që veprojnë në kuadër të universiteteve në shtetet fqinje të prirë nga koordinatorët e programit për lektorë të OeAD me seli në Vjenë, Dr. Arnulf Knafl dhe Dr. Yasmin El-Hariri si dhe zëvendësambasadori i Austrisë, Martin Schaller.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se i ka njoftuar për Planin Strategjik për Arsimin 2022-2026 përmes së cilit synojmë të përmirësojmë gjendjen në arsim e të ofrojë shërbime cilësore në institucionet arsimore në Kosovë.

- Advertisement -

Njoftimi:

Mirëpritëm sot një grup të mësimdhënësve të Programit Akademik të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, që veprojnë në kuadër të universiteteve në shtetet fqinje, të prirë nga koordinatorët e programit për lektorë të OeAD me seli në Vjenë, Dr. Arnulf Knafl dhe Dr. Yasmin El-Hariri si dhe zëvendësambasadori i Austrisë, Martin Schaller.

I falenderova për mbështetjen e madhe që ka dhënë shteti austriak për Kosovën, veçanërisht për arsimin, në periudha të ndryshme.

- Advertisement -

Po ashtu, i informova për punën që jemi duke bërë duke nisur nga zhvillimi në fëmijërinë e hershme, fillimi i mësimit dual, punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe mbështetjen financiare për studentët.

Njëkohësisht, i njoftova për Planin Strategjik për Arsimin 2022-2026 përmes së cilit synojmë të përmirësojmë gjendjen në arsim e të ofrojë shërbime cilësore në institucionet arsimore në Kosovë.