Nagavci premton: Me Ligjin e ri, pagë dhe kushte të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar vlerësim të performancës së mësimdhënësve, krahas rritjes së pagave në arsim.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se paralajmërimet e SBASHK-ut për greva, nuk kanë arsyetim.

- Advertisement -

Nagavci ka premtuar pagë e kushte të dinjitetshme për mësimdhënësit.

“Pagë dhe kushte të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë. Ky premtim do të jetësohet me Ligjin e ri për paga. Mësimdhënësit tanë të të gjitha niveleve pa përjashtim, janë trajtuar me kujdes të veçantë. Jo neglizhim i mësimdhënësve dhe edukatoreve të nivelit parashkollor, por paga dhe kushte te punës së favorshme”, ka shkruar ajo.