Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, ministrja Arbërie Nagavci ka qëndruar në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë ku mori pjesë në aktivitetin e parë “në muajin e vetëdijësimit për autizimin për vitin 2024”, shkruan AlbanianEducation.net.
Nagavci thotë se si Ministri e Arsimit, po punojnë që të sigurojnë një ambient gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit
Postimi i saj:
Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, qëndrova në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë ku mora pjesë në aktivitetin e parë “në muajin e vetëdijësimit për autizimin për vitin 2024”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes riciklimit nga mbledhja e kapakëve, të mblidhen fonde që mbështesin programin e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë për rastet sociale me autizëm.
Bashkëbisedova me nxënësit e kësaj shkolle dhe i përgëzova për mbështetjen e këtij aktiviteti.
Si Ministri e Arsimit, po punojmë që të sigurojmë një ambient gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.
Njëkohësisht, do të jemi krah mbështetës që këta fëmijë kaq të veçantë e të talentuar të kenë çdo mjet të nevojshëm që i ndihmon të jetojnë njësoj si fëmijët e tjerë duke krijuar kushte optimale për ta.
Në këtë ditë të rëndësishme le të promovojmë ndërgjegjësimin për sfidat dhe talentet e komunitetit autist.
Falenderoj çdo profesionist/e për kontributin që japin për fëmijët më autizëm.