E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nagavci: Po punojmë shumë për reformimin e sistemit të arsimit

- Advertisement1-
Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka diplomuar gjenerata për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.

Ajo thotë se si Ministri, kanë mbështetur zhvillimin e këtij kualifikimi për asistent në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë trajtim të barabartë.

“Po punojmë shumë në zhvillimin e politikave për reformimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional”, ka shkruar ministrja në Facebook.
Postimi i saj:
Edhe një gjeneratë e diplomuar për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”
Kënaqësi të ndajmë diplomat edhe për 46 studentë të kualifikimit të nivelit të V-të për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.
Krahas ndarjes së buxhetit për punësimin e asistentëve, po përgatisim edhe kuadrot.
Si Ministri, e kemi mbështetur zhvillimin e këtij kualifikimi për asistent në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë trajtim të barabartë.
Ky kualifikim është duke u ofruar në 7 institucione me 180 studentë të regjistruar, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe në Ferizaj.
Jemi të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për nxënësit me nevoja të veçanta.
Po ashtu, po punojmë shumë në zhvillimin e politikave për reformimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...