Ministrja Arbërie Nagavci dje në Ditën e fëmijëve ka folur për punët që kanë bërë deri tani.
Ajo thotë se si Ministri kemi ndërmarrë veprime konkrete nё fuqizimin e sistemit tё mbrojtjes sё fёmijёve, brenda detyrimit tonё ligjor.
Nagavci tutje ka shkruar në Facebook se po punojnë shumë pёr rritjen e cilёsisё nё arsim, parandalimin e dhunёs, braktisjes, punёve tё rrezikshme pёr fёmijёt, si dhe dukurive negative qё dëmtojnë zhvillimin e fёmijёve, shkruan Albanian Education.
Postimi i saj:
👧🏼1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
🎉Festën më të rëndësishme të vitit, e shënuam me shumë aktivitete në mesin e atyre që ju dedikohet kjo ditë.
💛Bashkë me kryeministrin Kurti morëm pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve e më pas zhvilluam takim miqësor me fëmijë nga komuna të ndryshme të Kosovës.
💜Vizituam shkolla, bashkëbiseduam me nxënës e fëmijë, ishim pjesë e aktiviteteve me partnerë e bashkëpunëtorë.
🟢Politikat tona arsimore janë gjithёpёrfshirёse dhe ofrojnё mundёsi tё barabarta pёr tё gjithё, pa dallim e diskriminim.
✔️Si Ministri kemi ndërmarrë veprime konkrete nё fuqizimin e sistemit tё mbrojtjes sё fёmijёve, brenda detyrimit tonё ligjor.
🔺Po ashtu po punojmë shumë pёr rritjen e cilёsisё nё arsim, parandalimin e dhunёs, braktisjes, punёve tё rrezikshme pёr fёmijёt, si dhe dukurive negative qё dëmtojnë zhvillimin e fёmijёve.
🔴Krahas finalizimit të Projektligjit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe Projektligjit për tekste shkollore dhe akteve tjera nënligjore kemi ndërmarrë këto veprime:
🟢Rritja e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta(100 të punësuar dhe 300 që do të punësohen këtë vit;
🟢Bursa për nxënës nga grupet e margjinalizuara;
🟢Bursa për nxënës të shkollave profesionale, me fokus vajzat;
🟢Subvencionimi i organizatave në mbështetje të komuniteteve dhe aktiviteteve psiko-sociale në shkolla;
🟢Themelimi i Forumit Nacional Këshilldhënës e Mobilizues për zbatimin e politikave të mbrojtjes së fëmijës;
🟢Fushata sensibilizuese për zbatimin e protokolleve dhe legjislacionit për mbrojtjen e fëmijëve, kundër dhunës në shkolla me moton “Së bashku për shkollën miqësore”
🟢Marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin e Psikologjisë dhe Institutin e Psikologjisë në UP për forcimin e shërbimeve përkrahëse dhe aktiviteteve që i bëjnë shkollat më të sigurta e më nxitëse për mirëqenie;
🟢Kemi realizuar seanca kundër trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore;
🟢Jemi duke zhvilluar dokumentin për politikën e mbrojtjes së fëmijës etj.
🌼Angazhimi ynë për avancimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk do të ndalet. Do të punojmë shumë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim.👧🏼👦🏼