Nagavci: Po punojmë për promovimin e ushqyerjes së shëndetshme në shkolla

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze ndërkombëtare Tetrapak.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se janë duke punuar bashkë me institucionet e linjës në hartimin e dokumenteve dhe promovimin e ushqyerjes së shëndetshme në shkolla.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Zhvilluam sot takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze ndërkombëtare Tetrapak.

Biseduam për rëndësinë e ofrimit të ushqimit të shëndetshëm për fëmijët në çerdhe e shkolla.

- Advertisement -

I informova për Udhëzuesin për Planifikimin e Ushqyerjes në Institucionet Parashkollore në Kosovë i hartuar në vitin 2022 i cili synon marrjen e mjaftueshme të energjisë dhe lëndëve ushqyese për fëmijët.

Si Ministri jemi duke punuar bashkë me institucionet e linjës në hartimin e dokumenteve dhe promovimin e ushqyerjes së shëndetshme në shkolla.