Nagavci: Po punojmë për ngritjen e cilësisë në arsim

- Advertisement -

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se po punojnë fuqishëm për ngritjen e cilësisë dhe përfaqësimit të barabartë gjinor në arsim, shkencë, teknologji e inovacion, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Mbështetja e vajzave/grave dhe fuqizimi i tyre ndihmon në ngritjen akademike e profesionale të tyre, si dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave dhe Grave në Shkencë.

Si Ministri e Arsimit po punojmë fuqishëm për ngritjen e cilësisë dhe përfaqësimit të barabartë gjinor në arsim, shkencë, teknologji e inovacion.
Po ashtu, jemi duke punuar shumë që të ngrisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në këto fusha.

- Advertisement -

Për dy vite me radhë kemi ndarë bursa për fushat STEM. Vitin e kaluar dyfishuam buxhetin nga 1 milion në 2 milionë euro dhe po ashtu dyfishuam numrin nga 1 mijë në 2 mijë përfitues.

Ndërkaq, këtë vit, për herë të parë do të organizojmë konferencën STEMinists e cila do të mbahet në muajin prill nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Kjo shënon përmbushjen e zotimit tonë të dhënë më 11 shkurt 2022 se, përtej mbëshetetjes financiare për vajzat/gratë në STEM, do të angazhohemi të krijojmë mundësi për rrjetëzim të grave përmes konferencës vjetore për gratë në STEM ku do të përfshijmë të gjitha nivelet e arsimit nëpërmjet Sfidës së Shkencës.

Përveç tjerash, do të vazhdojmë edhe me aktivitete tjera që fuqizojnë rrjetëzimin e vajzave dhe grave.

Me shumë përkushtim do të kujdesemi që të ofrojmë mundësi të barabarta për të gjithë.

E ardhmja është STEM!👩‍🔬🧫