E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Po punojmë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në 50 vjetorin e themelimit të shkollës shqipe në Mushnikovë të Prizrenit, përurimit të Sallës së Edukatës Fizike dhe Kabinetit të Shkencave Natyrore.

Nagavci thotë se në MAShT, krahas zhvillimit të politikave arsimore, jemi duke punuar edhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Kënaqësi të jem pjesë e festës, në 50 vjetorin e themelimit të shkollës shqipe në Mushnikovë të Prizrenit, përurimit të Sallës së Edukatës Fizike dhe Kabinetit të Shkencave Natyrore.

I urova nxënësit, mësimdhënësit e udhëheqësit e shkollës në këtë përvjetor për përkushtimin e tyre në arritje të rezultateve.

Në MAShTI, krahas zhvillimit të politikave arsimore, jemi duke punuar edhe në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, pasi kjo është një faktor i rëndësishëm për cilësinë e arsimit dhe njëkohësisht edhe për rritën dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve tanë.

Salla e Edukatës Fizike në këtë shkollë, me një hapësirë prej 730m² dhe investim i 253,692.92€ nga MAShTI, që ofron më shumë mundësi për këta nxënës, është një nga investimet në infrastrukturën shkollore në komuna të ndryshme të Kosovës.

Jemi të përkushtuar që të krijojmë mundësi për secilin fëmijë në Kosovë që të ketë qasje në edukim fizik dhe fusha të tjera, sepse krahas arsimimit dhe shëndetit të mirë, duam që ata të kenë mundësi të shprehin talentet dhe aftësitë e tyre në çdo fushë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...