E diel, 23 Shkurt, 2025

Nagavci: Po punojmë edhe jashtë orarit që pagat e mësimdhënësve të dalin para Vitit të Ri

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se zyrtarët e MASHTI-t janë duke punuar që para Vitit të Ri të realizohen pagesat për përfitueset e bursave, për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorë.

“Po, është duke u punuar. Edhe zyrtarët e MAShTI-t po punojnë edhe sot. Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, të cilëve qeveria e kaluar nuk ua kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes. Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës, me mbi 4 milionë euro, do të kryhen edhe pagesat për librat shkollorë. ✅ Kursejmë energjinë elektrike e vazhdojmë me punë. ♥️”, ka shkruar Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....