E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci: Po fuqizojmë komponentin e orientimit dhe këshillimit në karrierë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka qëndruar në Podujevë ku ka përuruar Qendrën e Karrierës në shkollën profesionale “Fan S. Noli” në Podujevë.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka shkruar se po fuqizojnë komponentin e orientimit dhe këshillimit në karrierë, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi:

Përuruam Qendrën e Karrierës në shkollën profesionale “Fan S. Noli” në Podujevë.

Bashkë me Kryetarin e Komunës, zt.Shpejtim Bulliqi, inaguruam Qendrën e parë të Karrierës në Podujevë. Misioni i qendrës është që të mbështesë dhe inkurajojë nxënësit në zgjedhjen e profilit të tyre, t’iu ofrojë infomacione për profilet të cilat ofrohen në shkolla profesionale, nevojat e tregut të punës, realizimin e mësimit praktik në ndërmarrje dhe mundësinë e punësimit pas shkollimit.

Po fuqizojmë komponentin e orientimit dhe këshillimit në karrierë. Vetëm për 2 vite të qeverisjes kemi:

📍Themeluar 11 qendra të karrierës me bazë në shkollë,

📍5 qendra të tjera të karrierës në proces të themelimit.

- Advertisement -rrrrrrr

📍Standardizuar modelin e qendrave të karrierës për nivelin e shkollave profesionale,

📍Draftuar UA për funksionimin e shërbimeve të qendrave të karrierës për nivelin e shkollave profesionale,

📍Akredituar programin kualifikues/ri-kualifikues për këshilltarë të karrierës,

📍Zhvilluar konceptin e shërbimeve të orientimit në karrierë për klasat 6-9 të shkollave të mesme të ulëta,

📍Buxhetuar 59 pozitave të reja për këshilltarë të karrierës për vitin 2023 për klasat 6-9,

📍Institucionalizuar pozitën e këshilltarëve të karrierës për klasat 6-9 dhe 10-12, përmes kategorizimit në ligjin e pagave.

Falenderoj Qeverinë Zvicerane, e cila përmes projektit “Rritja e punësimit për të rinj-EYE” po mundëson themelimin e qendrave të karrierës. Nxënësve, këshilltarëve të karrierës dhe gjithë stafit të shkollës u dëshiroj suksese e rezultate në përmbushjen e misionit të tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...