Nagavci: Po finalizohet pagesa e mbetur prindërve për tekste shkollore

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë një vizite në Qendrën e Studentëve, bëri të ditur se janë drejt finalizimit të pagesës së pjesës së mbetur për prindërit në mbështetje për blerje të librave shkollorë.

- paragrafi 1 -

“Shifrat e sakta mund t’ua dërgoj brenda ditës. E di që është dërguar në fund të javës së kaluar lista nga ana e ministrisë në Ministrinë e Financave për pagesën e pjesës së dytë të mbetur. Arsyeja që disa prindër kanë pasur pak vonesa në pranimin e mjeteve ka qenë për shkak se sivjet janë konfirmuar nga koordinatorët shkollorë secili prej aplikimeve në mënyrë që të mos ketë asnjë abuzim. Disa nga ato që janë identifikuar nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit ka pasur komunikim”, tha Nagavci.

- Advertisement -

Ajo tha se vonesat në disa raste janë pasojë e verifikimeve shtesë nga koordinatorët shkollorë për të shmangur çdo mundësi abuzimi.

“Secili prej prindërve ka konfirmuar që është prind apo kujdestar i fëmijës që vijon shkollimin në shkolla dhe se këto mjete do t’i përdorë për atë qëllim, sivjet kemi përdorur edhe një sigurim shtesë: koordinatorët kanë konfirmuar secilin aplikacion përpara se të bëhet transferimi i mjeteve. Sa jam e njoftuar ka qenë numri rreth tre mijë që kanë aplikuar, por nuk janë konfirmuar nga koordinatorët shkollorë”, tha ajo.

Nagavci thotë se nuk do të tolerohet asnjë abuzim.