Nagavci: Plani Strategjik i Arsimit 2022-2026 do të miratohet muajt në vijim

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se është e nderuar të jetë pjesë e agjendës së kërkimeve dhe inovacionit bashkë me ministrat e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë nën kujdesin e Komisioneres Europiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, Mariya Gabriel.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se Plani Strategjik i Arsimit 2022-2026 do të miratohet në muajt në vijim, themelimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës, i cili po harton Programin e ri Kombëtar të Shkencës, rishikimin e Ligjit dhe Veprimtarinë Shkencore, si dhe Rregulloren që ofron një instrument financiar për mbështetjen e veprimeve të inovacionit në Kosovë përmes skemave të kuponëve

- Advertisement -

Postimi i saj:

E nderuar të jem pjesë e agjendës së kërkimeve dhe inovacionit bashkë me ministrat e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë nën kujdesin e Komisioneres Europiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, Mariya Gabriel.

Aktualisht, po trajtojmë një nga sfidat tona në gjenerimin e rezultateve të të dhënave në nivel kombëtar dhe është duke u zhvilluar Sistemi Informativ i Kërkimit në Kosovë.
Po ashtu, i jemi bashkuar Anketës Sociale Evropiane si vend mysafir për raundin e 11-të.

- Advertisement -

Në fjalën time përmenda edhe programin COST, për takimin në Prishtinë të grupeve punuese të Institutit Evropës Juglindore për Teknologjitë e Qëndrueshme (SEEIST).

Qeveria e Kosovës për avancimin e shkencës dhe inovacionit, ka hartuar dokumentet kryesore

Për avancimin e shkencës dhe inovacionit, Qeveria e Kosovës ka hartuar dokumentet kryesore strategjike si Strategjia e Specializimit Smart dhe Plani Strategjik i Arsimit 2022-2026 që do të miratohen në muajt në vijim, themelimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës, i cili po harton Programin e ri Kombëtar të Shkencës, rishikimin e Ligjit dhe Veprimtarinë Shkencore, si dhe Rregulloren që ofron një instrument financiar për mbështetjen e veprimeve të inovacionit në Kosovë përmes skemave të kuponëve.

Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe si Qeveri e Republikës së Kosovës po angazhohemi t’i synojmë ato.