E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci përuron 4 kabinete në shkollën “Skënder Luarasi” në Suharekë, përgëzon mësimdhënësit për punën

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka përuruar kabinete për 4 profile të ndryshme dhe një sallë të “Edukatës Fizike”, në shkollën e mesme “Skënder Luarasi” në Suharekë, me rastin e ditës së shkollës.

Ajo ka përgëzuar stafin menaxhues, mësimdhënësit dhe nxënësit për punën e madhe që kanë bërë dhe për rezultatet e sukseset që ka arritur kjo shkollë, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Në ditën e shkollës së mesme “Skënder Luarasi”, në Suharekë, përuruam kabinete për 4 profile të ndryshme dhe një sallë të “Edukatës Fizike”. Po ashtu, pamë nga afër punën e nxënësve të kësaj shkolle.

Infrastruktura e këtij institucioni të arsimit dhe aftësimit profesional, është përmirësuar ku janë investuar rreth 200 mijë euro për pajisje teknologjike dhe laboratore për punën profesionale. Kjo është arritur në bashkëpunim me LuxDev dhe ALLED2.

Përveç punës së mirë që po bëhet aty, nga shtatori kjo shkollë do të nis me 2 profile të reja në arsimin dual.

Përgëzoj stafin menaxhues, mësimdhënësit dhe nxënësit për punën e madhe që kanë bërë dhe për rezultatet e sukseset që ka arritur kjo shkollë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...