Nagavci: Përmirësimi i gjendjes në arsimin e lartë është prioritet i ynë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se përmirësimi i gjendjes në arsimin e lartë është prioritet i ynë për çka jemi angazhuar që nga fillimi i mandatit.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement -

Përmirësimi i gjendjes në arsimin e lartë është prioritet i ynë për çka jemi angazhuar që nga fillimi i mandatit.

Shumë e lumtur që gjatë kësaj jave finalizuam Projektligjin për Arsimin e lartë i cili ndër të tjera garanton cilësi dhe autonomi universitare.

Disa nga risitë që sjellë ky Projektligj janë:

- Advertisement -

➡️ Kritere të qarta për themelimin e institucioneve të arsimit të lartë.

➡️ Përcaktimi i obligimeve dhe detyrave të strukturës qeverisëse të institucioneve publike të arsimit të lartë.

➡️ Përcaktimi i standardeve minimale dhe kushteve për emërime akademike.

➡️ Financimi i institucioneve publike në bazë të kontratave të performancës.

➡️ Vendosja e mekanizmave për sigurimin e integritetit akademik: Komiteti etik në nivelin qendror, këshilla të etikës në çdo institucion të arsimit të lartë.

➡️ Verifikimi i titujve akademikë të fituar para hyrjes në fuqi të Ligjit.

? Ky projektligj të hënën do të publikohet në Platformën e Diskutimeve Publike dhe të jetë i hapur për komente.

Propozimet dhe idetë tuaja janë shumë të rëndësishme për ne, prandaj ju ftoj që pasi ta lexoni draftin të dërgoni komentet tuaja.