Ministrja Nagavci flet për ligjin e pagave, jep detaje për kërkesat që ka bërë MASHT

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot ka qëndruar në qytetin e Gjilanit ku ka vizituar shkollën e Muzikës dhe Arteve.

- paragrafi 1 -

Nga kjo shkollë ajo para mësimdhënësve ka folur për vitin e ri shkollor, për licensimin e mësimdhënësve dhe ngritjen e rezultateve në arsim, shkruan Albanain Kids Education.

- Advertisement -

Ajo ka folur edhe për ligji e pagave dhe atë të zyrtarëve publik.

“Me aq sa kam njohuri janë në finalizim. Si MASHT i kemi adresuar shqetësimet që kanë qenë edhe në projektligjin e fundit që u hodh posht nga Kushtetuesja, duke lënë anash disa kategori, si edukatorët në kopshte, mësuesit klasorë I-5, drejtorët”, tha ajo, shkruan Albanian Kids Education.

Ajo shtoi tutje se me ligjin për zyrtarët publik janë duke punuar që të rregullohet statusi i mësimdhënësve për rekrutimin e tyre.

- Advertisement -

“Me ligjin për zyrtarët publik jemi duke punuar të rregullojmë statusin e mësimdhënësve, sepse nuk është e njëjta çështja e procdurës së rekrutimit të mësimdhënësve me zyrtarët e tjerë pubik as çështja e performancës së tyre”, tha Nagavci. / Albanian Kids Education /