Nagavci përmbyll mandatin: Tregon se gjatë 5 viteve në MASHT ka pasur 15 këshilltarë e 17 veta staf mbështetës

- Advertisement5 -

Arbërie Nagavci e ka përmbyllur mandatin e saj si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ajo është lënë jashtë kabinetit të Qeverisë së re, që u votua mbrëmë.

- paragrafi 1 -

Pas përfundimit të mandatit, Nagavci ka bërë një reagim në Facebook, ku ka falenderuar bashkëpunëtorët.

- Advertisement - M1

Nagavci ka treguar se gjatë mandatit si ministre ka pasur 15 këshilltarë si dhe 17 persona si staf mbështetës.

Në webfaqen e MASHT figurojnë tetë persona si këshilltarë të Nagavcit.

“Në përmbyllje të mandatit tim si ministre e MASHTI-t, ndiej mirënjohje të thellë dhe shpreh falënderimin tim të sinqertë për ekipin tim të jashtëzakonshëm, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet dha maksimumin gjatë këtyre pesë viteve shërbimi. Së bashku kemi përballuar sfida, kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi punuar pa u ndalur për ta çuar përpara arsimin, shkencën, teknologjinë dhe inovacionin në vendin tonë. Çdo arritje mban vulën e punës sonë të përbashkët, të përkushtimit dhe të besimit që kemi ndërtuar ndër vite”, ka shkruar ajo.

- Advertisement - m2

Postimi i saj i plotë:

5 vite përkushtim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Në përmbyllje të mandatit tim si ministre e MASHTI-t, ndiej mirënjohje të thellë dhe shpreh falënderimin tim të sinqertë për ekipin tim të jashtëzakonshëm, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet dha maksimumin gjatë këtyre pesë viteve shërbimi.

Së bashku kemi përballuar sfida, kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi punuar pa u ndalur për ta çuar përpara arsimin, shkencën, teknologjinë dhe inovacionin në vendin tonë. Çdo arritje mban vulën e punës sonë të përbashkët, të përkushtimit dhe të besimit që kemi ndërtuar ndër vite.

Falënderoj me respekt:

Zëvendësministrat:

Dukagjin Pupovci,
Edona Maloku-Bërdyna,
Taulant Kelmendi,
Arsim Ademi.

Këshilltarët:

Muhedin Nushi,
Edita Buçinca,
Bora Shpuza,
Fatos Osmani,
Edona Kutleshi-Maliqaj,
Arrita Gola,
Donikë Kastrati,
Valdrin Dervishaj,
Majlinda Rizvanolli,
Laura Lutfiu-Hoxha,
Donjetë Haliti,
Albana Xharra,
Emin Neziraj,
Elvis Karadolami,
Mirlinda Krasniqi.

Stafin mbështetës:

Donika Domi,
Dritë Slivova-Polisi,
Besarta Haskaj-Balaj,
Greta Guci,
Anila Vrajolli,
Nijazi Beluli,
Denis Ibërdemaj,
Arbnor Podvorica,
Erjon Fejza,
Ylber Bajraktari,
Elida Shatri,
Alba Hajdini,
Gresa Latifi,
Gerta Ymeri,
Taulant Zhubi,
Gazmend Shabiu,
Besim Pushka.

Faleminderit për besimin, përkushtimin dhe punën e palodhur. Rrugëtimi ynë nuk përfundon këtu ai vazhdon me përvojën, arritjet dhe vlerat që kemi ndërtuar së bashku.