Nagavci: Përkrahja e MASHTI-t për të rinjtë s’do të ndalet, do të financojmë bursa

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ndërsa ka folur për Besfort Shalën që ka përfunduar studimet e magjistraturës në Universitetin e Oxfordit me notën më të lartë, ka njoftuar se vitin e kaluar për herë të parë Ministria e Arsimit ka ofruar mbështetje financiare për 16 studentë të pranuar në top universitetet më të mira në botë.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se përkrahja e MASHTI për të rinjtë nuk do të ndalet.

- Advertisement -

“Do të vazhdojmë të financojmë të rinjtë tanë përmes bursave, sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm edhe për fuqizimin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Postimi i saj:

Vitin e kaluar për herë të parë Ministria e Arsimit ka ofruar mbështetje financiare për 16 studentë të pranuar në top universitetet më të mira në botë.

- Advertisement -

Shumë e lumtur që njëri nga përfituesit e kësaj mbështetjeje, Besfort Shala ka përfunduar studimet e magjistraturës në Universitetin e Oxfordit me notën më të lartë.

Ai ka marrë pjesë në ngjarjet kryesore lidhur me matematikën të mbështetura nga MASHTI si: Olimpiada Matematike e Kosovës, Team Selection Test (TST) për International Mathematics Olympiad (IMO) dhe European Girls’ Mathematical Olympiad (EGMO), Kupa e Kombit, Olimpiada Matematike Kosovë – Shqipëri.

Përkrahja e MASHTI për të rinjtë nuk do të ndalet. Do të vazhdojmë të financojmë të rinjtë tanë përmes bursave, sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm edhe për fuqizimin e Kosovës.