E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nagavci përcjell nga afër punën e mësuesve shqiptarë në Suedi: Janë 9 mijë nxënës, e 158 mësues

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po qëndron në Suedi, ku nga afër ka përcjell punën e mësuesve shqiptarë atj.

Ajo ka treguar se ka marrë pjesë në një orë mësimore të klasës së parë në shkollën Rebbelbegaskolan me mësues Xhevat Isufi, në qytetin Ängelholn të Suedisë.

- Advertisement -

Nagavci thotë se janë 9 mijë nxënës, e 158 mësues

Postimi i saj:

Kënaqësi të përcjell nga afër punën që mësuesit tanë shqiptarë bëjnë me fëmijët e mërgatës.

Mora pjesë në një orë mësimore të klasës së parë në shkollën Rebbelbegaskolan me mësues Xhevat Isufi, në qytetin Ängelholn të Suedisë.

Është ndjenjë e papërshkruar të shohësh te këta fëmijë dëshirën për të mësuar gjuhën amtare, vullnet i bartur edhe nga prindërit i tyre.

Gjatë kësaj vizite takova edhe drejtoreshën e shkollës Mara Hidestal e cila më informoi se si shkollë, e kanë shumë të rëndësishme mbarëvajtjen e procesit mësimor në gjuhën shqipe.

- Advertisement -rrrrrrr

Mërgata jonë në Suedi është me fat, pasi mësimi plotësues shqip këtu, pas Finlandës, është më mirë i organizuar krahasuar me të gjitha vendet tjera ku mbahet mësimi shqip.

Në sistemin arsimor të Suedisë, prej arsimit parashkollor e deri në shkollimin e mesëm, janë të përfshirë rreth 9 mijë nxënës shqiptarë, ose 60 për qind e fëmijëve shqiptarë dhe 158 mësues.

Qëllimi kryesor i mësimit të gjuhës amtare, është ruajtja e identitetit dhe integrimi sa më i shpejtë dhe i mirë në vendet pritëse. Duke e njohur mirë gjuhën amtare, edhe rezultatet në gjuhët tjera e në mësim janë më të larta.

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/561737612179412?__cft__[0]=AZXpVWaOGIOKBj5JIQVq8TD-2AFhVUqNG-WtNxgtxU5PcOgtyJBk-BUYS5MLYiGzVSkDgk6g4Xydd9ixWmnWBxC3BJxYtVB3DZ8qmVA4Tp2vRWl-pWRB0WiyzOW1Vm31phUpfDUgSIqg6TxaVJyaYuGK7y2ecHm4lWGXDsxQ9Y7ysw&__tn__=%2CO%2CP-R

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...