E diel, 19 Janar, 2025

Nagavci: Për vitin 2023 janë planifikuar mbi 2.5 milionë euro për fushën e arsimit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se për vitin e ardhshëm mbi 2.5 milionë euro janë planifikuar në fushën e arsimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ajo thotë se kanë paraparë buxhetin për punësimin e pedagogëve e psikologëve shkollor, ashtu si dhe asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Sot u prezantua buxheti për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, buxhetin për vitin 2023 e prezantuan para qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Ky është buxheti më i lartë dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë. Më shumë buxhet për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë, më shumë edhe për komunat.

Rreth 100 milionë euro më shumë se këtë vit, parashihet të jetë buxheti për komunat e Republikës së Kosovës. Më shumë se vitin e kaluar është planifikuar të jetë edhe buxheti për Komunën e Gjakovës i cili pritet të arrijë vlerën prej 31,558,422 euro.

Ndër të tjerash, për vitin e ardhshëm mbi 2.5 milionë euro janë planifikuar në fushën e arsimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Këtë vit kemi vënë gurthemelet e shkollës në Ponoshec e çerdhes në Rezinë, kemi ndërtuar sallën e edukatës fizike në shkollën “Zekiria Rexha”, kemi paisur shkollat me kabinete e laboratore, pako sportive e për mirëmbajtje të higjenës dhe do të vazhdojmë edhe më shumë vitin e ardhshëm.

- Advertisement -rrrrrrr

Kemi planifikuar buxhetin pēr punësimin e pedagogëve e psikologëve shkollor, ashtu si dhe asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Bëj thirrje tek Komuna që konkurset për pozitat e miratuara dhe për të cilat është ndarë edhe buxheti, të shpallen sa më parë.

Komuna e Gjakovës ka të lejuara për punësim 25 pozita për pedagog e psikolog, prej tyre 21 pozita të paplotësuara. Nga 1 janari 2022 ka pasur të miratuara pozitat për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, konkursi nuk është hapur deri në fund të shtatorit, pra me vonesë prej më shumë se dhjetë muaj.

Shkollat tona kanë nevojë për shërbime profesionale, andaj dhe i kemi planifikuar e buxhetuar këto pozita. Komuna duhet sa më parë të shpallë konkurset dhe të sigurohet që të punësojë kuadrot më të pregatitura e kompetente.

Gjatë muajit do të punësojmë edhe 20 inspektorë, katër prej të cilëve në Gjakovë dhe do të sigurohemi që proceset realizohen sipas planifikimit, me profesionalizëm e në funksion të cilësisë në shkolla e çerdhe dhe të mirë të qytetarëve.

Bashkëbisedimi me qytetarët e pranishëm tregoi interesimin për prioritete ashtu si dhe vëmendjen për punën tonë të përbashkët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...